GazetaMax
Ballina

Nis hetimi për ish deputetin Kotvitsky, dyshohet se bashkëshortja e tij nxori miliona nga vendi duke u hequr si refugjate

Gruaja e një biznesmeni të famshëm në Ukrainë kaloi milionë dollarë fshehurazi në Hungari, kur u largua nga vendi i saj si refugjate lufte. Akuza ndaj Anastasia Kotvitska u ngrit nga mediat lokale, sipas të cilave ajo kaloi përtej kufirit me valixhe 28 milionë dollarë dhe 1,3 milionë euro.

Paratë  e gruas së biznesmenit dhe ish-deputetit Igor Kotvitsky u pikasën nga doganierët hungarezë, raportojnë mediat. Për këtë arsye, në Kiev është hapur edhe një çështje penale, për shkak se, duke qenë në kohë lufte, është ndaluar largimi i parave nga vendi.

“Të gjitha paratë e mia janë nëpër bankat ukrainase, nuk kam nxjerrë asnjë qindarkë jashtë”, tha Kotvitsky para se të mbyllte llogaritë e tij në rrjetet sociale. Ndërsa vajza e tij 24-vjeçare Violetta, tha se historia ishte e rreme.

Kovitsky raportohet se kontrollon, përmes ortakëve të tij, Sistemet e Energjisë Bërthamore në Ukrainë, dhe depozitat e uraniumit në vend, të cilat pjesërisht kanë rënë nën kontrollin e rusëve. Ai gjithashtu raportohet të ketë lidhje me ish-ministrin e Brendshëm të vendit, Arsen Avakov.

Related posts

Dalin pamjet, momenti kur Majk ua rrah të pasmet dy balerinave shqiptare

Gazeta Max

Çfarë “Diabla” ka ardhur nga Davidi dhe Yourg Zeka

Gazeta Max

Menaxhim i mirë në Qendrën Sociale-Shkup, drejtori Baftiju publikon të dhënat mbi lëndët e punuara

Gazeta Max