Kompania e mirënjohur e ndërtimeve Global Balkan Group, këto ditë filloi me ndërtimin e rezidencës “Global Sunny Valley”, shumë pranë liqenit të Mavrovës. Nga kompania Global Balkan Group njoftojnë që realizimi do të zgjat jo më tepër se dy vite. Fillimi i ndërtimit është tetori i vitit 2023 ndërsa përfundimi i ndërtimit parashikohet Qershori i vitit 2025. Projekti i kompleksi banesor “Global Sunny Valley” parashikon shumë hapësira të përshatshme për një vend turistik. Do të ndërtohet hotel, restorant, banesa, si dhe terrene të ndryshme rekreative. Për më tepër ndiqni kronikën në vazhdim.
Këto ditë ka filluar ndërtimi i kompleksi banesor “Global Sunny Valley” i cili gjendet në lokacion të përshtatshëm dhe nga ku do të mund të shijoni bukuritë natyrore dhe qendrat rekreative që ofron Mavrova.
Çdo stinë e vitit ka bukurinë e vet në parkun nacional Mavrovë. Kjo është arsyeja pse ky destinacion është i shkëlqyer për periudhën e dimrit dhe të verës.
Mavrova është një destinacion për turistët gjatë gjithë vitit për shkak të qendrës së saj të skijimit, parkut kombëtar dhe liqenit.
Liqeni i Mavrovës është i përshtatshëm për vizitorët gjatë gjithë vitit – në verë për plazh dhe në dimër për ski. Dimri në Mavrovë është magjepsës. Atëherë mund ta vizitoni Bunecin dhe të niseni drejt tereneve për ski.
Tani, Global Balkan Group ua mundëson që pikërisht në këtë perlë të natyrës të bëni edhe banesën tuaj.
Nga kompania Global Balkan Group njoftojnë që realizimi do të zgjat jo më tepër se dy vite.
Fillimi i ndërtimit është tetori i vitit 2023 ndërsa përfundimi i ndërtimit parashikohet Qershori i vitit 2025.
Projekti i kompleksi banesor “Global Sunny Valley” parashikon shumë hapësira të përshatshme për një vend turistik. Do të ndërtohet hotel, restorant, banesa, si dhe terrene të ndryshme rekreative.
Gjelbërimi, ajri i pastër, pasuritë e tjera natyrore, ju ftojnë me patjetër të bëheni rezident të rezidencës bashkëkohore “Global Sunny Valley”, që po ngritet në Mavrovë.
Nisur nga eksperianca e dëshmuar e Global Balkan Group, në sferën e ndërtimtarisë, kualiteti, preciziteti dhe qëndrueshmëria janë garancë e suksesit në realizimin e këtij projekti gjigand.