GazetaMax
Lajme

Një grua pretendon se është kërcënuar nga kryetari i Tearcës

Nedreta Hajredini, në emisionin “Kosova Today”, ka pretenduar se është kërcënuar nga kryetari i komunësë Tearcës në Maqedoni të Veriut, Nuhi Neziri.

Sipas saj, Neziri ka vendosur kamera në shtëpinë e saj, po ashtu ka përgjuar telefonin, transmeton Klankosova.tv.

“Mendoj se e ka bërë për përfitime e ngacmime seksuale”, ka deklaruar Hajredini.

“Para se të bëhej kryetar, nuk ka bërë asgjë ndaj meje. Unë kam shkuar të familja e tij, kemi ngrënë darkë bashkë me familje të tij”, tha tutje ajo.