GazetaMax
Ballina

“Një helikopter me oficerë të NATO-së erdhën me na e uru fitoren” – Agim Çeku tregon momentin kur e kuptuan se kanë fituar luftën

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku, ka rrëfyer në Frontal në T7 se si e kuptoi ushtria guerrile se e fitoi luftën dhe se vendi u çlirua.

“Ne kemi qenë në mbramje pa rrymë, me agregatë. Në momentin që është nënshkru ne jemi çu në kambë edhe ia kemi uru njani tjetrit. Serbët cdo humbje e festojnë si fitore. Ne ishim në Berishë të rrethum prej tyre. I kemi dëgju tu gjujtë e tu djegë shtëpi të shqiptarëve. Menduam që po na sulmojnë e në fakt ata po festonin”, tregoi Çeku.

Çeku tregoi se si një helikopter me oficerë të NATO-s kishin ardhur për t’i uruar.

“Na thanë që afër shtabit me rregullu një vend ku ka me zbrit një helikopter që kanë me zbritë disa oficerë të NATO-së me na e uru fitoren. Kur majori britanez ma ka dhënë dorën ma ka uru ‘urime liria’. Unë atij ‘faleminderit’. Aty e kam kuptu që misioni im ka përfundu”, tha Çeku.

Related posts

Donaldi provokon nga koncerti pas reagimit të Borës

Gazeta Max

Kafeja forcon sistemin tuaj imunitar

Gazeta Max

Pas takimit me Ramën/ Grubi: Bashkëpunimi institucional është jetik për të ardhmen e përbashkët europiane

Gazeta Max