GazetaMax
Lajme

Një i vdekur dhe tre të lënduar pasi një pjesë e një vinçi ra nga një ndërtesë në Florida

Një person humbi jetën dhe tre të tjerë u plagosën pasi një pjesë e një vinçi ra nga një ndërtesë në qytetin amerikan të Fort Lauderdale, Florida.

Sipas mediave të huaja, ekuipazhet ishin në proces të rritjes së lartësisë së vinçit kur një pjesë e tij “u lirua”, thanë zyrtarët.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se struktura e madhe metalike ra mbi një makinë që po kalonte një urë, duke shtypur pjesën e përparme të saj.

Një punëtor ndërtimi thuhet se ka humbur jetën pasi ka rënë me pjesën e vinçit ndërsa dy prej të lënduarve u dërguan në spital ndërsa një i tretë u trajtua në vendngjarje.

Zyrtarët thanë se incidenti ndodhi rreth orës 16:30 me orën lokale të së enjtes.

Një shofer ka treguar se makina e tij u dëmtua nga rënia e pjesës së vinçit.

“… Jam shumë me fat që jam gjallë”, ka thënë ai.

Ndërkohë një grua tjetër që jeton aty pranë tha se britmat e dëgjuara nga punëtorët e ndërtimit në momentin e shembjes ishin “shqetësuese”.

Related posts

Besa në Tetovë riorganizon nëndegën e Reçicës së Madhe, prezantohen edhe prurje të reja

Gazeta Max

Përfundon projekti nga programi japonez GGP në spitalin e Gostivarit

Gazeta Max

Kryetari i Butelit Kostovski AKTIV edhe për uikend. Përuroi kënd të ri lojrash për fëmijë në lagjen Shkup-Veri (FOTO)

Gazeta Max