GazetaMax
Lajme

Një nxënëse u dha 25 mijë euro shokëve të klasës që kërcënuan se do ta rrahin vëllain e saj të sëmurë

Një nxënëse e shkollës fillore nga zona e Bit Pazarit të Shkupit u ka dhënë 25.000 euro shokëve të klasës që kërcënuan se do ta rrahin vëllain e saj të vogël. Babai i saj e denoncoi rastin në polici gjysmë ore pas mesnatës së 9 majit.

Në orën 00:30 në SPB-Shkup, një 52-vjeçar nga Shkupi ka raportuar se vajza e tij e mitur, nxënëse e një shkolle fillore në zonën e Bit Pazarit të Shkupit, për një kohë të gjatë kërcënohej nga dy shokë të klasës se do ta sulmonin fizikisht vëllain e saj të vogël, i cili ka probleme shëndetësore, nëse nuk u jepte para. Sipas denoncimit, ajo në disa raste u detyrua t’u jepte para, duke i marrë nga shtëpia gjithsej 25 mijë euro. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftojnë MPB.

Related posts

Zjarrfikësit e Dibrës këtë vit me 125 intervenime

Gazeta Max

Gjykimet ndaj Ramiz Merkos po mbarojnë, pritet vendim për disa prej tyre

Gazeta Max

Drejtori i Entit Shtetëror të Pronësisë Industriale, Eljesa Neziri, merr pjesë në takimin vjetor “INTA 2025” në SHBA

Gazeta Max