GazetaMax
Lajme

Një shtetas grek ka vdekur në një kazino në Gjevgjeli

Shkup, 29 janar – Një shtetas grek ka vdekur dje në një kazino në Gjevgjeli, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Rreth orës 15:20, dje në Stacionin policor në Gjevgjeli është denoncuar se në një kazino të hotelit, 67 vjeçari G.Z. nga Republika e Greqisë, është rrëzuar në dysheme. Një mjek i ndihmës urgjente mjekësore ka konstatuar vdekjen pa gjurmë të dukshme të dhunës”, njofton MPB-ja.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip hetues nga Stacioni policor Gjevgjeli dhe prokurori publik, me urdhër të të cilit trupi është dërguar në autopsi. 

Related posts

Auto Shkolla BEKO me OFERTË SPECIALE për kandidatët e rinj të regjistruar

Gazeta Max

Tryezë e rrumbullakët “Përparimi i cilësisë së arsimit inkluziv të fëmijëve me pengesa në zhvillim”

Gazeta Max

Avokati i Popullit: Këshilli i Komunës së Karposhit i ka shkelur të drejtat e fëmijëve

Gazeta Max