GazetaMax
Teknologji

Një video tregon dizajnin e plotë të Galaxy S25

Seritë Galaxy S25 pritet të debuton në javët e para të 2025 por një informacion i fundit na jep një ide të qartë sesi do të ngjajë.

Një video e publikuar në Reddit, që mendohet se është Galaxy S25 Ultra nga informatori i njohur i industrisë Ice Universe, tregon smartfonin me skaje më të rrumbullakosura sesa flagshipët ekzistues duke mbështetur spekulimet e mëhershme.

Skajet më të rrumbullakosura mbështetin edhe elementët vizualë të sistemit operativ One UI 7 që Samsung do ta bëjë të disponueshëm së shpejti. Në video shfaqet edhe kapaku i pasëm me shkëlqim si dhe sistemi i kamerave të Samsung.

S24 Ultra definitely.
by insamsunggalaxy

Aplikimi i një dizajni me skaje më të buta është parë edhe në linjën Google Pixel duke u distancuar nga dizajni katror i Pixel 6. Nëse Samsung ndjek hapat e Google, Galaxy S25 do të jetë më i rehatshëm për tu mbajtur në duar krahasuar me skajet e mprehta të Galaxy S24 Ultra.

/PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

Related posts

Microsoft vihet nën hetim të autoriteteve Amerikane

Gazeta Max

“Fiat në dy rrota”, E-Moped 500 – skuteri elektrik në stilin e Vespas klasike

Gazeta Max

Android 16 sjell një risi serioze

Gazeta Max