GazetaMax
Lajme

Normalizohet puna në vendkalimet kufitare, nuk është e vërtetë se është rikthyer sistemi i vjetër i kontrollit në vendkalimin kufitar, Bllacë

Normalizohet puna në vendkalimet kufitare, nuk është e vërtetë se është rikthyer sistemi i vjetër i kontrollit në vendkalimin kufitar, Bllacë

Ministria e Punëve të Brendshme mohon të pavërtetat e publikuara në disa portale, se është rivendosur sistemi i vjetër i kontrollit në vendkalimin kufitar Bllacë.

Për shkak të problemeve teknike gjatë ditës së sotme, pati një ndërprerje të shkurtër të sistemit të kontrollit kufitar në disa vendkalime kufitare me Kosovën, Serbinë dhe Shqipërinë. Gjatë asaj periudhe, u iniciua regjistrimi alternativ, pas së cilës situata u normalizua në një kohë të shkurtër.

Megjithatë, në asnjë moment nuk u rivendos sistemi i vjetër i kontrollit në pikat kufitare, ku sistemi One Stop është vënë tashmë në funksion.

Apelojmë që të mos përhapen informacione të paverifikuara.

Related posts

Përfshihet nga zjarri shkolla e mëparshme në fshatin Vincë të Kumanovës

Gazeta Max

Drejtori i Nomagas Muhamed Elmazi sot në Athinë nënshkroi Memorandum mirëkuptimi me drejtoreshën e DESFA, Maria Rita Gali

Gazeta Max

Reis Ulema priti në vizitë Dr. Mexhit Osmanin – Imam në Romanson të Zvicrës

Gazeta Max