GazetaMax
Lajme

NP “Parkingi i Qytetit” Shkup, rregullon zonën e parkimig D3 prapa Qendrës tregtare “BISER”

Sot, ekipet e NP “Parkingu i Qytetit” – Shkup, në bashkëpunim me ekipet e NP “Parqe dhe Gjelbërim”, e rregullojnë zonën e parkimit D3, e cili gjendet prapa qendrës tregtare “Biser” në Aerodrom.

Ky aksion, i cili kryhet rregullisht çdo të mërkurë, përfshin krasitjen e degëve të thata nga pemët, si dhe krasitjen e degëve që pengojnë gjatë parkimit të automjeteve, ose mund të dëmtonin ndonjë automjet të parkuar. Degët e krasitura mënjanohen nga parkingu, duke e lënë zonën të pastër dhe të rregulluar për lëvizjen dhe parkimin e automjeteve.

Bashkëpunimi i dy ndërmarrjeve vazhdon edhe më tej, me ç’ rast kontribuon për parkingje publike të pastra dhe të sigurta, respektivisht kushte më të mira për shfrytëzuesit e parkingut të qytetit.

https://www.facebook.com/gradskiparkingskopje/photos/a.124184306884262/171216738847685/

Related posts

Tetova me reduktime të ujit të pijshëm, drejtori Zeqiri: Problemi tek ujësjellësi i Leshnicës, s’është realizuar siç duhet

Gazeta Max

Bërnabiq me kritika për BE: Vazhdimisht zvarisni, Maqedonia e Veriut ndryshoi emrin dhe ende nuk ka filluar bisedimet

Gazeta Max

Nikollovski: Kemi rezerva të mëdha të grurit, do të marrim edhe 50 mijë ton nga Serbia

Gazeta Max