GazetaMax
Kuriozitete

“Nuk do të bëjmë asnjë propozim tjetër”, drejtori i Juventusit konfirmon largimin e Dybalas

Konfirmohet edhe nga drejtori i Juventusit, Dybala do të largohet si lojtar i lirë në afatin e verës
Paulo Dybala do të largohet nga Juventusi gjatë afatit kalimtar të verës. Kjo tanimë është konfirmuar edhe nga drejtori ekzekutiv i klubit, Maurizio Arrivabene.
Sulmuesi argjentinas nuk do të nënshkruajë kontratë të re me “Zonjën e Vjetër” dhe do të largohet si lojtar i lirë.
“Ndryshimi më i rëndësishëm është se Juventusi nuk ka rinovuar kontratën me Paulo Dybala. Me blerjet e bëra në janar, me ardhjen e Vlahovicit, pozicioni i Paulos nuk ishte më në qendër të projektit. Prandaj preferohej ky lloj vendimi”, tha Arrivabene.

“Parametrat ishin të ndryshëm, unë kisha folur tashmë për këtë, askush nuk e ka vënë në dyshim aftësinë e Paulos. Ne i bëmë zgjedhjet tona në janar, arritëm këtu. Do të kishte qenë e lehtë për Juventusin të bënte një ofertë të ulët, por do të kishte qenë mungesë respekti ndaj Paulos. Vendimi është marrë. Takimi i sotëm ishte miqësor, i qartë dhe me respekt”, shtoi drejtori i klubit italian.
Dybala tani ka disa muaj për të planifikuar të ardhmen e tij përpara së të largohet nga “Allianz Stadium”.
28-vjeçari ka qenë shumë i lidhur me një transferim te Interi. Por, një transferim në Spanjë apo Angli nuk përjashtohet gjithashtu.
Barcelona, Tottenham Hotspur, Liverpool e Manchester United thuhet se janë klubet e interesuara për shërbimet e ish-futbollistit të Palermos.

Related posts

Trajneri i Kosovës: Jam i kënaqur me lojtarët, sot ishte sikurse të luajmë në Prishtinë

Gazeta Max

Pas pak luan Bad News Eagles, ja ku mund ta ndiqni ndeshjen

Gazeta Max

Barcelona është gati t’i ulë pretendimet për Griezmann vetëm që ta shesin përfundimisht te Atletico

Gazeta Max