Nuk do të ketë gjyq për Tamarën e vogël, nuk kishte asnjë provë!

Shkup, 19 prill – Ndodhë kthesë në gjykimin për vogëlushen Tamara Dimovska, nga Velesi, e cila vdiq në pritje të ndihmës shtetërore për shërim jashtë vendit. Prokurori Angel Fidoski, nga Prokuroria e Shkupit ngriti dorë nga ndjekja penale për rastin “Komisioni”. Ndiqeshin mjekët që nuk kanë ofruar mjekim në kohë të Tamarës së vogël jashtë vendit. Prokurori Fidoski, i tërhoqi akuzat ndaj ish-drejtoreve të Fondit Shëndetësor, Maja Parnarxhieva Zmejkova dhe Xhemali Mehazi dhe kryetares së Fondit, Elena Tërpkovska. Për nëntë mjekët e tjerë, përfshirë drejtoreshën e klinikës për fëmijë, Aspazija Sofijanova, prokurori Fidoski e riklasifikoi veprën. Ndonëse deri më tani janë ndjekur për punë të paautorizuar, kjo ka ndryshuar dhe do të ndiqen sipas Ligjit për Sigurime Shëndetësore. Me këtë edhe gjoba është me para, edhe vepra tashmë është vjetruar.

“Nga provat e paraqitura në seancën kryesore, materiale dhe verbale, rezultoi se ata realisht se nuk janë autorë të veprës për të cilën i akuzonim, apo të njëjtën vepër të pandërgjegjshme në shërbim…”, tha Anel Fidovski, prokuror në Prokurorinë Publike Shkup

Reaguan nga Komitetit të Helsinkit, nga ku u dorëzua kallëzimi penal.

“Komiteti vlerëson se vendimi i tillë i Prokurorisë është skajshmërish dëshpërues dhe rrit edhe më shumë mosbesimin në sistemin e drejtësisë, i cili nuk sjellë drejtësi për viktimat”, thonë nga Komiteti i Helsinkit

Tetë vjeçarja Tamara Dimovska, vdiq në vitin 2015 teksa i nënshtrohej një intervenimi për operacion jashtë vendit, pasi vuante nga skolioza. /Alsat.mk

Të fundit në përqindje