GazetaMax
Kuriozitete

Nuk është Zidane, PSG habit të gjithë me trajnerin qe po e kërkon

Gjiganti evropian ia mësyn Antonio Contes
Paris Saint-Germaini është në kërkim të trajnerit të ri.
Këtë e ka bërë të ditur sot mediumi francez “Le Parisien”.
Gjithnjë sipas këtij mediumi, parisienët tashmë kanë vendosur ta shkarkojnë Mauricio Pochettinon.
E në vend të tij, shkruan tutje “Le Parisien”, PSG-ja do të mundohet ta angazhojë trajnerin Antonio Conte.

Ish-trajneri i Juventusit dhe Interit është kontaktuar nga drejtuesit e klubit francez dhe është treguar i gatshëm për ta marrë në dorë këtë ekip, duke u larguar kështu nga Tottenhami pa e kaluar mirë një sezon të plotë.
Conte po bën punë të mirë në Londër me Spurs, njëjtë siç ka bërë edhe me klubin tjetër londinez, Chelsea.
Gjithashtu, në opsion të parisienëve është edhe trajneri Zinedine Zidane.

Related posts

Legjenda e Liverpoolit kritikon Mohamed Salahun për postimin e tij në lidhje me finalen ndaj Real Madridit

Gazeta Max

Sot zhvillohet tri ndeshje në Superligën e Kosovës

Gazeta Max

Zalgiris – Ballkani, formacionet zyrtare

Gazeta Max