GazetaMax
Adrenaline

Nuk përmbahet Calhanoglu, ngacmon përsëri tifozët e Milanit

Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Italinë, ka dalë edhe Hakan Calhanoglu, i cili në këtë sfidë është edhe kapiteni i kombëtares turke.
Gjatë fjalës së tij, Calhanoglu nuk la pa përmendur edhe garën për titullin kampion në Seria A, teksa theksoi se pavarësish se janë pas Milanit në renditje, përsëri do bëjnë maksimumin që të rimarrin kreu.
“Mendoj se ndeshja me Italinë do të shkojë mirë, të dyja skuadrat nuk do të mund të marrin pjesë në Kupën e Botës dhe janë të trishtuara – shpjegoi mesfushori i Interit – Italia është gjithmonë një nga të preferuarat e mia dhe gjithmonë më ka pëlqyer sistemi i tyre. Është një ekip që i kushton shumë rëndësi taktikës dhe ka lojtarë cilësorë. Unë kam gjithmonë respekt maksimal për ta”.

LUFTA PËR TITULL- “Kur të kthehem në Itali, duhet të fokusohem te klubi im dhe kampionati. Sapo të kthehem do të luajmë kundër Juventusit, Milani është në krye të tabelës, por ne na mungon edhe një sfidë e paluajtur. Shpresoj që kur të rikthehem në Itali, të shkojmë sërish në krye me Interin falë fitoreve”.
SHIRITI I KAPITENIT- “Jam i vetëdijshëm për përgjegjësinë e kapitenit, shpresoj ta mbaj me krenari. Të gjithë duhet të marrin përgjegjësi, i pari unë, sepse e kam veshur këtë fanellë që nga viti 2015. Koha ecën shpejt”.

Related posts

Lojtarin qe po e kërkonte Milan, po transferohet të Napoli

Gazetamax.mk

Antetokounmpo do të luajë në Eurobasket 2022 dhe në Kualifikueset për Botëror 2023

Gazetamax.mk

Zyrtare: Drummond te Bulls, do ta ketë numrin 3

Gazetamax.mk