GazetaMax
Lajme

Nuk shfrytëzohen as 1/3 e parave nga IPA fondet nëpër komuna

Shkup, 27 nëntor – Një pjesë e madhe e parave të BE-së që janë në dispozicion nuk shfrytëzohen sa duhet dhe për këtë arsye dështojnë shumë projekte.

Shfrytëzimi i fondeve evropiane nga institucionet e Maqedonisë së Veriut e në veçanti nga komunat për momentin është rreth 30 për qind.

Ajo që është më e qartë është mungesa e kapacitetit të tillë njerëzor, ndërsa resurset e tilla në mënyrë të konsiderueshme e rrisin rrezikun e implementimit. Ka raste të komunave ku kanë filluar projekte dhe që janë ndalur për shkak të mungesës së kapacitetit për shkak të zbatimit të duhur, ndërsa ka komuna që i kanë ndërprerë edhe projektet e tyre.

Kryesisht varet nga madhësia e komunës dhe nga numri i të punësuarve. Jo të gjitha komunat në Maqedoninë e Veriut posedojnë resurse njerëzore dhe resurse financiare që të mund të lejojnë që t’i mësojnë apo të kenë njerëz përkatës të cilët do të punojnë vetëm në temën “fonde evropiane”, shkruan Zhurnal.mk.

Përdorimi i fondeve të BE-së ka kritere të qarta që duhet të zbatohen prandaj është e rëndësishme të dihet nëse komunat kanë kapacitet për zbatimin e këtyre projekteve dhe gjithashtu kapacitete për të menaxhuar me buxhet dhe financa.

Problemi më i madh me të cilin përballen komunat gjatë aplikimit është mungesa e bashkëfinancimit nga fondet e veta dhe financime të mjaftueshme për implementim.

Hulumtimet tregojnë se vetëqeverisja lokale duhet të rritë kapacitetet në drejtim të tërheqjes më të madhe të këtyre mjeteve financiare, sepse niveli i shfrytëzimit është i ulët, e për të tërhequr më shumë duhet të ketë trajnime se si përgatiten projektet dhe si fitohen mjetet.

Related posts

Promovim i sipërmarrësisë sociale

Gazetamax.mk

Emiljano Shullazi dërgohet në spital në gjendje të rëndë

Gazetamax.mk

Ish presidenti Moisiu dhe Bekim Jashari prezent në festat e nëntorit në Tetovë, Kasami u ndanë mirënjohje (Foto)

Gazetamax.mk