GazetaMax
Lajme

Nuredini: Ngjarje për përmirësimin e gjendjes mjedisore të monumentit të natyrës Liqeni i Dojranit 

Dojran, 6 Maj – Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor me kërkesë të Milieukontakt Maqedoni dhe Komunës së Dojranit, sot organizoi një ngjarje të donatorëve për përmirësimin e gjendjes mjedisore të monumentit të natyrës Liqenit të Dojranit. Ministri Nuredini mirëpriti përpjekjet e Komunës së Dojranit për gjetjen e zgjidhjeve për mbrojtjen e Liqenit të Dojranit dhe theksoi se si MMJPH ashtu edhe Qeveria e RMV-së janë të vetëdijshme se bëhet fjalë për një komunë të vogël që ka nevojë për mbështetje shtesë.

Në këtë ngjarje para përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare u prezantua gjendja me problemet mjedisore me të cilat ballafaqohet Liqeni i Dojranit dhe nga Milieukontakt Maqedoni u ofruan zgjidhje konkrete të bazuara tek natyra për trajtimin e ujërave të zeza në pellgun e Liqenit të Dojranit dhe zgjidhje natyrore për rivitalizimin e bregdetit për mbrojtjen nga ndotja dhe vërshimet, të cilat komuna e Dojranit i vlerëson si zgjidhje që kanë potencial për të sjellë përfitime të shumta për liqenin, zhvillimin e qëndrueshëm të Dojranit dhe të gjithë rajonit.

Related posts

Arrestohet gazetari Valon Syla

Gazeta Max

Nisin ethet për Blerim Sejdiun, kërkon shpëtim prej tash nga Mërgata

Gazeta Max

Eurokomisari Varheji në Sofje, pastaj në Shkup

Gazeta Max