GazetaMax
Galileo

Nvidia lançon një model AI që gjeneron muzikë

Nvidia debutoi një model gjenerues AI eksperimental i cili quhet Foundation Generative Audio Transformer Opus 1 ose Fugatto dhe pranon komanda me tekst të cilat i përdor për të krijuar audio ose modifikuar një muzikë apo regjistrim.

Është dizajnuar nga një ekip hulumtuesish AI nga mbarë bota dhe Nvidia thotë se modeli është shumë gjuhësh. “Dëshironim të krijojmë një model që kupton dhe gjeneron muzikë si njeriu,” tha një prej hulumtuesve pas projektit.

Producentët e muzikës do të mund të përdorin modelin për të gjeneruar prototip për një ide dhe që më pas mund ta editojnë me stile, zëra dhe instrumente të ndryshme.

Njerëzit mund ta përdorin atë për të gjeneruar materiale për mjetet e mësimit të gjuhës me zërin e zgjedhjes së tyre. Dhe zhvilluesit e lojërave video mund ta përdorin atë për të krijuar variacione të aseteve të para-regjistruara për të përshtatur ndryshimet në lojë bazuar në zgjedhjet dhe veprimet e lojtarëve.

Nvidia nuk tha nëse do ti japë publikut qasje në Fugatto por modeli nuk është i pari që krijon muzikës sipas kërkesës. Meta e ka lançuar një të tillë ndërsa Google ka mjetin e saj quajtur MusicLM. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

Related posts

Panasonic “rikthen në jetë” themeluesin e saj përmes inteligjencës artificiale

Gazetamax.mk

ПРАЗНИЧНА ВЛТ ЏЕКПОТ ДОБИВКА: ПРЕМИУМ ЏЕКПОТ НА ВИДЕОЛОТАРИЈА- МЕРЦЕДЕС БЕНЗ Е 220 Д

Gazetamax.mk

Shikojeni një Alfa Romeo 33 Stradale teksa ‘godet’ shpejtësinë prej 333 km/h

Gazetamax.mk