GazetaMax
Kuriozitete

Odegaard e pranon që Haaland i ka kërkuar informacione rreth Real Madridit

Martin Odegaard e ka konfirmuar se Erling Haaland e ka pyetur për jetën në Real Madrid, ndërsa spekulimet vazhdojnë në lidhje me të ardhmen e sulmuesit.
Manchester City aktualisht besohet të jetë duke udhëhequr garën për nënshkrimin e yllit të Borussia Dortmund, me Real Madridin, Barcelonën dhe Manchester Unitedin që janë gjithashtu në garë.
Megjithatë, Odegaard la të kuptohet se bashkëlojtari i tij te Norvegjia po e vëzhgon me vëmendje interesimin e Real Madridit për të.

“Ne jemi miq të mirë kështu që flasim për shumë gjëra, si kur isha [në Real Madrid]”.
“Pra, po, ne folëm për [Real Madridin], por nuk është diçka e veçantë”, ka thënë mesfushori i Arsenalit.
Ndërkohë, trajneri i Norvegjisë, Stale Solbakken, ka thënë se Haaland do të mbrohet nga stuhia mediatike në mënyrë që të fokusohet në miqësoret kundër Sllovakisë dhe Armenisë.
“Çdo fjalë dhe çdo fjali që ai thotë do të shtrembërohej dhe përkthimi me siguri do të ishte pak spekulativ”.
“Unë nuk dua të pretendoj se nuk është problem – sepse është”, ka thënë ai.

Related posts

Guardiola arrin numër rekord të gjysmëfinaleve në Ligën e Kampionëve

Gazeta Max

Mbyllet “në paqe”, 1-1,  ndeshja mes Sevillas dhe Valencias

Gazeta Max

Ka nisur Kuvendi Zgjedhor i FFK-së, opozita nuk merr pjesë dhe paralajmëron konferencë për shtyp

Gazeta Max