GazetaMax
Lajme

Sheholli: Vuçiq po e përdor si pretekst suspendimin e kryetares së gjykatës

Drejtori i institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Fatmir Sheholli ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq e ka shfrytëzuar rastin e suspendimit të kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, për të sulmuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, shkruan Gazeta Express.
Sipas tij, Vuçiq është duke e përdorur si pretekst suspendimin e gjyqtares serbe nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.
“Për me ardh deri tek kjo, Vuçiq e shfrytëzoi rastin e atij Këshillit të Sigurisë Nacionale ku i ftoi. Çka i nevojitet Vuçiqit një komandant i policisë për njësitet hetimore i Policisë së Kosovës, një polic apo një gjykatëse. Pse duhet me qenë prezente fizikisht aty? Kjo është pretekst. Ai e ka ditë shumë mirë që do të ndermiren masa se Kurti nuk shkarkon gjykatëse, këtë duhet ta dimë”, deklaroi ai në emisionin “Frontal” në T7.
Më tutje, ai deklaroi se kryeministri Kurti nuk ka pasur lidhje me shkarkimin e gjykatëses serbe në Mitrovicën e Veriut.
“Duke u nisur nga praktikat e tij, ia mvesh këtë Kurtit që me të vërtet nuk ka lidhje sepse edhe ajo gjykatësja që ka shkuar atje, e që unë jam i bindur që ka shkuar pa vullnetin e saj, ka bërë gabim që ka shkuar. Nuk e di nëse e ka njoftuar KGJK-në se kam një vizitë në Beograd apo diçka tjetër. Por vendimi për suspendim nuk do tët thotë largim. Është suspenduar për një kohë të pacaktuar”, deklaroi ai.
“Kjo protestë që u ndërmor sot është gjithashtu një porosi edhe për këta policë që është dashur të ndërmirret dhe kjo e ka të veten që nëse ju veproni kështu protestat do të ashpërsohen. Qëllimi i gjithë kësaj përpjekje e të Listës Serbe por edhe organeve ilegale që janë në Kosovë është që para bashkësisë ndërkombëtare është që serbëve po ju shkelen të drejtat”, ka thënë ai.

Related posts

Mariçiq: Ekipi nga Maqedonia është i gatshëm të fillojë procesin e skriningut

Gazetamax.mk

MPJ: I plagosuri i cili ishte bashkë me Okin, është jashtë rrezikut për jetë

Gazetamax.mk

40 fëmijë të shtruar në spitalin e fëmijëve në Kozle

Gazetamax.mk