GazetaMax
Sport

Ofenzivë zvicerane për të marë një “Po” nga Leon Avdullahu

Federata Zvicerane e Futbollit (SFV) ka shtuar ndjeshëm përpjekjet për të bindur mesfushorin e ri të talentuar, Leon Avdullahu, që të zgjedhë Zvicrën në nivel përfaqësues

Sipas Sport.ch, një delegacion i lartë i SFV-së, i përbërë nga presidenti Peter Knabel, përzgjedhësi Murat Jakin dhe ndihmësi i tij Davide Kalla, ka udhëtuar kohët e fundit në Gjermani për ta vizituar Avdullahun në klubin e tij të ri, Hofenhajm. Kjo vizitë bëhet në një kohë kur edhe Kosova po e kërkon intensivisht 21-vjeçarin. Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ishte takuar personalisht me Avdullahun në fund të qershorit në Bazel, ndërsa një përfaqësues i Kosovës ishte i pranishëm edhe në seancën e parë stërvitore të tij me Hofenheajmin.

SFV-ja ka reaguar me shpejtësi ndaj ofensivës së Kosovës. Knabel, që ka marrë detyrën e presidentit, më 1 gusht, e ka shpallur “çështjen Avdullahu” si përparësi të lartë. Ai synon të përdorë edhe kontaktet e tij në Hofenhajm për të ndikuar në vendimin e lojtarit.

Sipas burimeve të “Blick”-ut, Avdullahu gjendet në listën paraprake të Zvicrës për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Kosovës dhe Sllovenisë. Ai mund të debutojë me Zvicrën ndaj vendit që po e kërkon po ashtu me ngulm. Ekspertët e futbollit tashmë e shohin Avdullahun si partner të mundshëm të Ardon Jasharit në mesfushë – pasardhës të dysheve të suksesshme Xhaka/Frojler./Indeksonline/

Related posts

Dimitrieska-Koçoska: Janë siguruar 500 milionë euro me kushte të favorshme për shlyerjen e plotë të euroobligacionit

Gazeta Max

VLEN: A ka bërë BDI ndonjëherë “test integriteti dhe transparence” dhe ka realizuar “vetting” kundër korrupsionit!?

Gazeta Max

Toshkovski: Janë privuar nga liria 3 persona që përdhosën flamurin shqiptar në Prilep

Gazeta Max