GazetaMax
Kuriozitete

Oleksandr Usyk i futet futbollit, firmos me skuadrën ukrainase

Pasi preku majat e boksit botëror, kampioni i peshave të rënda, Oleksandr Usyk nuk lë dorezat, madje fokusohet edhe tek futbolli. 36-vjeçari ka fituar një kontratë si profesionist me një prej skuadrave ukrainase, duke firmosur për me një sezon.

Fituesi i medaljes së artë olimpike në Lojërat Olimpike të Londrës në vitin 2012 do të jetë pjesë e klubit të Polissay që merr pjesë në elitën e futbollit të Ukrainës. Usyk do të veshë fanellën me numrin 17, ndërsa do të luaj si sulmues anësor. Boksieri ka qenë shpesh pjesë e kësaj skuadre në të shkuarën, duke luajtur në disa ndeshje miqësore dhe dhuruar paraqitje të mira.

Gjithsesi, fokusi do jetë edhe në ring, aty ku 36-vjeçari po përgatitet për sfidën e radhës. Më 26 gusht, ai do të ndeshet me britanikun, Daniel Dubois, në Poloni, e ku në diskutim do jenë tre titujt që Usyk zotëron, rripat e WBA, IBF dhe WBO. Boksieri ka një bilanc tejet pozitiv në ring, prej 20 fitoresh dhe pa humbje, 13 prej të cilave me nokaut teknik.

Related posts

Kjo skuadër po udhëheqë garën për transferimin e Hazard

Gazeta Max

Zidane afër goditjes së madhe, po e merr drejtimin e skuadrës së madhe evropiane

Gazeta Max

Google zbulon një mjet të ri të inteligjencës artificiale që do të ndryshojë mënyrën se si njerëzit kërkojnë në internet

Gazeta Max