GazetaMax
Lajme

OSBE 2023/ A do t’i ulë Osmani Rusinë dhe Ukrainën në një tavolinë?

Marrjen e kryesimit me OSBE-në, të Maqedonisë së Veriut e ka komentuar për OPEN- TV Ilir Kulla, njohës i çështjeve ndërkombëtare dhe Këshilltar i ish presidentit të Shqipërisë Ilir Meta.

“Roli i shqiptarëve është thelbësor në të ardhmen euro-atlantike të RMV, jo vetëm se shqiptarët drejtojnë institucionin më të rëndësishëm të Diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, por edhe për faktin se ata janë faktor stabiliteti politik në RMV edhe në rajon.

Roli në Presidencën e OSBE nuk do të jetë aq i lehtë. Në OSBE Rusia ka rol shumë të rëndësishëm dhe z Osmani do të duhet të flasë me Rusët e pse jo ne një moment të caktuar ndoshta dhe të negociojë si President i OSBE me Rusinë dhe Ukrainën si dy vende anëtare dhe fqinje”, ka deklaruar Kulla.

Sigurisht pas luftës se ish Jugosllavisë, shton Kulla, kjo është hera e parë ku OSBE do të gjendet edhe në një krize të brendshme dhe roli i RMV do jetë shume i rëndësishëm.

Republika e Maqedonisë së Veriut nga 1 janari i vitit të ardhshëm, 2023, do të udhëheq me OSBE-në. Sfidë kjo e Diplomacisë së vendit që po i jep rolin e protagonistit kryediplomatit Bujar Osmani dhe diplomacisë së shtetit në përgjithësi.

Related posts

Ruzhin: Nuk duhet të shqetësohemi për situatën në Kosovë, jemi anëtare e NATO-s

Gazeta Max

Kovaçevski me këshillin e ambasadorëve tregon çfarë na nevojitet për eurointegrimet

Gazeta Max

Prenxhov: Dimovski të premten do të tregojë për rolin e ASK-së për nënshtetësinë e Onishçenkos

Gazeta Max