GazetaMax
Ballina

Osmani: Duhet president që është gardian i orientimit gjeostrategjik

Kandidati i Frontit Europian për president, Bujar Osmani ka vënë theksin mbi programin e tij në debatin e sotëm në TV21.

“Këtë program e kam quajtur Dekalog të Presidentit Europian, për shkak se ka 10 zotime, bazohet ne 10 shtylla kryesore: Presidenti si busull e orientimit strategjik –për fakt se tek ne roli i presidenti është i limituar, presidenti duhet të jete zëri i arsyes, presidenti duhet te jetë ajo vertikalja morale, e cila mban vijat gjeostrategjike te shtetit. Dhe duke pare se çfarë po ndodh ne skenën politike, dhe duke pa se çfarë narrative po prezantohet ne kohen e fundit është shumë me rendësi që të kemi një president që është gardian i orientimit gjeostrategjik

Presidenti si ind lidhës i narrativeve politike dhe etnike dhe presidenti si kreator i konsensusit shtetëror. Unë kujtoj se Republika e Maqedonisë së Veriut ngec në zhvillimin e vet kryesisht për shkak të krizave permanente etnike dhe politike, dhe roli i presidentit është të jetë një përbashkues”, ka thënë mes tjerash kryediplomati Osmani.

Related posts

Ariana sjell plot stil ” Idiot” njihuni me artites e re

Gazeta Max

Lumturie Drenovci Laqja vjen me ” Jetë o jetë”, ia vlen ta dëgjoni

Gazeta Max

Engjellusha do të shëndoshet nga ushqimi që po ha

Gazeta Max