GazetaMax
LAJME

Osmani nesër në Berlin në takime me Lirman, Rot dhe Hofrajter

Shkup, 24 prill – Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën Federale të Gjermanisë, ku do të ketë takim me ministren shtetërore kompetente për Evropë, Ana Lirman.

osmani në Bundestagun gjerman, do të takohet me Mihail Rot, kryetar i Komisionit për punë të jashtme dhe me Anton Hofrajter, kryetar i Komisionit për çështje të BE-së. Agjenda e ministrit Osmani parasheh edhe takime me këshilltarët e kancelarit gjerman Olaf Sholc-Jens Plotner për politikë të jashtme dhe Undine Ruge për çështje të BE-së.

Qëllimi i vizitës është që të riafirmohet pozita gjermane në lidhje me dosjen tonë evropiane dhe mbështetjen lidhur me nevojën urgjente nga zhbllokimi i procesit aderues me BE-në. Pritet që në takimet të shkëmbehen mendime edhe për dinamikën rajonale, si dhe për situatën e sigurisë në kontinentin evropian, në dritën e sfidave të reja gjeopolitike, kumtoi MPJ-ja.

Nga Berlini, ministri Osmani do të udhëtojë për në Sofje.

Related posts

Stoillkovski: Antikorrupsioni sërish do të arsyetojë se nuk ka kapacitete të mjaftueshme

e-max

Dezinformatat përmes objektivit të fotoaparatit

e-max

Cili ligj i dobishëm për qytetarët po bllokohet nga opozita në Kuvend?

e-max