GazetaMax
Lajme

Osmani: Nuk duhet rënë pre e provokimeve derisa të harmonizohen qëndrimet në Bullgari

Shkup, 18 maj – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani është ende në konstatimin se “topi” është në Bullgari dhe sipas tij atje duhet të konsolidohen qëndrimet lidhur me atë çka më tej në procesin mes Shkupit dhe Sofjes.

“Ne atë që e kemi pasur e kemi thënë në të gjitha takimet, madje e kemi formalizuar në dokumente të ndryshme, kështu që ne nuk jemi duke punuar në diçka të re nga ajo që deri më tani e bisedojmë. Presim që Republika e Bullgarisë të ketë qëndrim të konsoliduar të Qeverisë lidhur me atë çka më tej në këtë proces. Për fat të keq, komunikim ka, por bisedime konkrete, derisa nuk e dëgjojmë atë qëndrim të konsoliduar nga Bulgaria nuk kemi”, deklaroi ministri Osmani duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në konferencën e sotme tematike për Prespa Forumin për Dialog 2022.

Ministri mohon se përgatiten ose shqyrtohen propozime dhe tema konkrete.

“Mendoj se edhe ata e dinë se nuk mundet proces të lidhet kështu direkt, gjegjësisht të kushtëzohet fillimi i bisedimeve me finalizimin e ndryshimeve kushtetuese, mendoj se ka propozim të mirë në tryezë, i cili është kompromis mes kërkesës së tyre që kjo të përfundojë para dhe kërkesa jonë të jetë para vetë anëtarësimit dhe mendoj se propozimi që është në tryezë është zgjidhje e mirë. Mendoj se edhe në Republikën e Bullgarisë janë koshient për këtë, më shumë mendoj se është çështja e moskonsolidimit të qëndrimit atje që të mund të komunikohet në MPJ-në tonë”, tha Osmani.

I pyetur që ta komentojë deklaratën e presidentit bullgar Rumen Radev se “nuk do të lejojë që maqedonizmi të hyjë në BE”, Osmani potencoi se ka faktorë në Bullgari, të cilët përpiqen përmes provokimeve dhe bllokadave të bëjmë gabime në javët e fundit të ciklit.

“Ka faktorë në Bullgari, nuk mund ta apostrofojë konkretisht Radevin, të cilët jo vetëm që duan që bllokada të vazhdojë, por edhe mundësi që faji të jetë i yni para botës dhe për këtë ka përpjekje për bllokada dhe provokime, që të mos biem pre e tyre, të bëjmë gabime në javët e fundit të këtij cikli dhe nëse jo vetëm ne, të paktën të jemi të barabartë në tryezë para BE-së si fajtorë të përbashkët. Deri më tani gjendja është bardh e zi. Republika e Maqedonisë së Veriut nuk ka asnjë vërejtje nga askush lidhur me qasjen në këtë proces, të gjithë thonë, duke përfshirë të 26-të në tryezë pardje, se topi është në Bullgari”, thotë Osmani.

Sipas tij, është shumë me rëndësi këtyre ditëve dhe javëve të jemi të kujdesshëm që të mos biem pre e provokimeve, të cilat kanë për qëllim edhe të jemi të bllokuar edhe të jemi fajtorë për atë.

“Qëllimi ynë është që të zhbllokohemi, të ndërtojmë raporte korrekte me Bullgarinë, kështu që do të vazhdojmë në mënyrë konstruktive në periudhën e ardhshme, ndërsa provokimet e këtilla i hedhim poshtë dhe dënojmë”, tha Osmani.

Duke e komentuar deklaratën e përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme, Zhozep Borrell, se nëse deri më 30 qershor Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk i fillojnë bisedimet, rajoni do të mund të hyjë në krizë, Osmani vlerësoi se “bëhet fjalë për krizë të kredibilitetit”.

“Të gjitha sondazhet tregojnë se besimi se BE-ja mund të qëndrojë pas fjalës së saj bie në tokë, tek ne ka rënë në 9 për qind. Të mos keqkuptohemi, kjo nuk është mbështetje për anëtarësimin në BE, ajo është e lartë në vendin tonë. Por, a mundet që Unioni të japë atë që thotë, qytetarët e humbasin besimin, ndërsa forca e mesazhit evropian është në besimin”, theksoi Osmani.

BE-ja, thotë ai, e ka transformuar rajonin pikërisht përmes besueshmërisë së mesazhit të tij.

“Formula bazë për këto 20 vite ishte nëse ju dorëzoni dhe ne do të dorëzojmë. Nëse humbet besimi në lidhjen mes “ju jepni, ne dorëzojmë”, atëherë ndikimi i BE-së në rajon dobësohet dhe nuk ka vakum në gjeopolitikë, nëse njëri dobësohet forcohet tjetri. Asnjë rajon nuk mbetet pa ndikim në gjeopolitikë dhe prandaj Borrell dhe të gjithë janë të mërzitur sepse në robëri është politika më e suksesshme e BE-së në 75 vitet e fundit, dhe kjo është politika e zgjerimit. Ajo politikë është marrë peng dhe këtu nuk është më vetëm beteja jonë për fatin evropian, por betejë për vetë BE-në”, tha Osmani.

Related posts

Pushteti kundër zgjedhjeve të parakohshme, çfarë veprime paralajmëron opozita?

Gazetamax.mk

Bllokada në Shkup ishte në dëm të qytetarëve, thotë Arsovska

Gazetamax.mk

Helmohen 9 pushues nga Kosova në Shëngjin. Dërgohen në spital, autoritetet nisin verifikimet

Gazetamax.mk