GazetaMax
Lajme

Osmani: Nuk e njoh prokurorin Islam Abazi, por kush jemi ne të debatojmë për atë qe e kanë zgjedhur vetë prokurorët

Shkup, 18 dhjetor – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i ftuar sonte në emisionin “Click Plus” në TV21, duke folur edhe për sistemin e gjyqësorit në vend, i pyetur nëse e njeh kryeprokurorin e sapo zgjedhur kundër krimit të organizuar, Islam Abazin, ai u përgjigj shkurt “jo”. Por, shtoi se për përzgjedhjen ka pasur një debat të gjerë edhe me ndihmën e partnerëve të BE-së, në kohën kur ai ka qenë zëvendëskryeministër, dhe në fund u vendos që prokurorët ta zgjidhnin vet më të mirin prej tyre. Osmani potencoi se kush më mirë mund ta njohë më të mirin prej tyre për ta vendosur në krye, përveçse vetë prokurorët.

“Personalisht prokurorin Islam Abazi nuk e njoh, sepse nuk kam lidhje me pjesën e gjyqësorit. Megjithatë e di se kur kemi folur për ligjin për të zgjedhur prokuroret, asaj kohe isha zëvendës kryeministër, me ndihmën e BE-së kemi debatuar gjatë për mënyrën e përzgjedhjes, për të mos pasur asnjë ndikim nga politika. U debatua se nëse e zgjedh Kuvendi do të ketë ndikim nga politika, nëse e zgjedh Këshilli i Prokurorëve do të ketë ndikim nga politika, atëherë si ta zgjedhim? Atëherë vendosëm, që ta zgjedhin vetë atë, prokurorët. Është sikur t’u thuash kirurgëve në spital, zgjidhni kirurgun më të mirë mes jush dhe atë e zgjedhin më të mirin, pastaj ne politikanët dhe gazetarët të debatojmë se pse e zgjodhët atë apo këtë kirurg? Kush jemi ne t’u themi prokurorëve pse e zgjodhët atë?”- tha mes të tjerash Osmani.

Related posts

“Vdekje për shqiptarët”, policia arreston autorët e grafiteve në Gostivar

Gazetamax.mk

Alarmet për bomba, Sinani: Shkaktojnë konfuzion dhe panik

Gazetamax.mk

Trençevska: Kriza e emigrantëve solli përvoja dhe sfida të reja

Gazetamax.mk