GazetaMax
Lajme

Osmani panelist në FDA, në temën “Dialogu për pajtimin e Ballkanit”

Në suaza të pjesëmarrjes së Ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në Forumin Diplomatik të Anatalias, sot pati fjalim në panelin e titulluar “Dialogu për pajtimin e Ballkanit”.

Pjesëmarrësit në panel diskutuan për paqen dhe stabilitetin në Ballkan, si thelbësore për paqen dhe stabilitetin në Evropë dhe më gjerë, për hapërim sa u përket çështjeve të pazgjidhura, por edhe për pasojat në rast se BE-ja nuk arrin që në kohë t’u përgjigjet pritshmërive të vendeve të rajonit.

Në paraqitjen e tij, Minsitri, Osmani foli për gjendjen e përkeqësuar gjeopolitike dhe të sigurisë në kontinentin evropian pas invazionit të Rusisë ndaj Ukrainës, gjë që paraqet faktor shtesë se përse BE-ja duhet urgjentisht dhe pa shtyerje të vendosë momentum të ri më dinamik në procesin eurointegrues të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Mes tjerash, Osmani theksoi se rajoni, edhe përkundër deficiteve dhe dobësive demokratike, ka rol të rëndësishëm në dhe për Evropën. Integrimi i plotë është me interes të drejtpërdrejtë politik, ekonomik dhe të sigurisë të BE-së si investim gjeostrategjik drejt një rajoni stabil dhe prosperues. Në fakt, rajoni është i rrethuar me vendet anëtare të BE-së dhe nuk duhet të lejohet të jetë pika e ndjeshme e kontinentit, ndërsa BE-ja nuk duhet edhe më tej që procesin aderues të Ballkanit Perëndimor ta trajtojë si një çështje të hapur.

Forumi paraqet mbledhje vjetore të liderëve politikë, funksionarëve të lartë, akademikëve të shquar, krijuesve të opinionit publik, përfaqësuesve të medieve dhe të biznesit, të angazhuar në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe në diplomaci. Forumi i sivjetshëm iu referua temave të ndryshme dhe zhvillimet në botë, duke përfshirë edhe Ukrainën.

Related posts

Gjendja dhe dëshirat e partive politike/ Dikush don Evropë, dikush pushtet !

Gazetamax.mk

Ftohen në polici personat që festuan për fitoren e Zvicrrës në Kumanovë

Gazetamax.mk

Mickoski: Kalon apo nuk kalon referendumi, VMRO nuk do të mbështesë ndryshimin e kushtetutës

Gazetamax.mk