GazetaMax
Lajme

Osmani pas takimit me Blinken: SHBA-të ofrojnë mbështetje të fuqishme në proceset integruese evropiane të Maqedonisë së Veriut

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, pas takimit të sotëm me Sekretarin e Shtetit, Entoni Blinken, vlerësoi se marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Maqedonisë së Veriut janë jashtëzakonisht të forta dhe domethënëse për progresin e vendit.

Në takim u përsëritën zotimet dhe angazhimet e të dyja vendeve për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe forcimin e bashkëpunimit, në kuadër të Dialogut Strategjik.

“Mbështetja që Maqedonia e Veriut merr nga SHBA-të për forcimin e sundimit të ligjit dhe institucioneve demokratike është e një rëndësie të jashtëzakonshme”, theksoi Osmani.

Osmani shprehu mirënjohjen për Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e pahamendur në procesin e integrimeve evropiane si kontribut i rëndësishëm për stabilitetin dhe përparimin e vendit dhe të gjithë rajonit, por edhe më gjerë si aleatë në NATO.

Related posts

Mediat në Kosovë të ndara mes të ‘tonave’ dhe të ‘atyre’

Gazeta Max

Macron propozon një “paradhomë” për vendet që synojnë integrimin në BE

Gazeta Max

Gjobiten 134 vozitës në Shkup, 15 për tejkalim të shpejtësisë të lejuara

Gazeta Max