GazetaMax
Lajme

Xhaferi: Nuk i shava punëtorët por sjelljen e tyre ndaj punës

Shkup, 25 maj – Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, thotë se të sharat të cilat u dëgjuan në kanalin e Kuvendit pas përfundimit të seancës para dy javëve, nuk kanë qenë të drejtuara ndaj të punësuarve në shrëbimet e Kuvendit, por për sjelljen e tyre ndaj punës. Ai sot e deklaroi para gazetarëve në Kuvend.

Ai gjithashtu shton se nuk ndjehet fajtor dhe nuk ndjenë përgjegjësi për të kërkuar falje. Sipas tij, të punësuarit në Kuvend kanë bërë gabime me materialet dhe ai thotë se nëse ai nuk do ta kishte vërejtur gabimin, seanca do të duheshte të kthehet mbrapa.

“Nëse shkohet deri në fund, për një gabim të tillë mund të përfundoni në shtëpi. Materiali që është përgatitur pas votimit të rendit të ditës, ashtu siç ishte përgatitur, e kthen seancën nga fillimi. Nëse nuk do e kisha vërejtur gabimin, mund të kishte ndodhur të mos kthehet seanca. Kjo nuk është çështje personale, është vendim i Kuvendit. Kuvendi vendosë për rendin e ditës. MAteriale të tilla do të thonin kthim të seancës”, tha Xhaferi.

Ai ka akuzuar të punësuarit se në kohë pune ata shëtitin nëpër qendër të Shkupit, në vend se të punojnë.

“Nuk mendoj se kam shkelur diçka, gjithçka tjetër është mendim i opinionit. Opinioni e tha të veten”, tha Xhaferi./Zhurnal.mk

Related posts

Aggeler: Edi se është shumë e vështirë por ndryshimet kushtetuese janë të patjetërsueshme

e-max

Demerxhiev nesër do të vendosë lule në varrin e Goce Dellçevit

e-max

Shqipëria me inflacion 8% e Maqedonia me 20%?

e-max

Leave a Comment

Lajme

Xhaferi: Nuk i shava punëtorët por sjelljen e tyre ndaj punës

Shkup, 25 maj – Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, thotë se të sharat të cilat u dëgjuan në kanalin e Kuvendit pas përfundimit të seancës para dy javëve, nuk kanë qenë të drejtuara ndaj të punësuarve në shrëbimet e Kuvendit, por për sjelljen e tyre ndaj punës. Ai sot e deklaroi para gazetarëve në Kuvend.

Ai gjithashtu shton se nuk ndjehet fajtor dhe nuk ndjenë përgjegjësi për të kërkuar falje. Sipas tij, të punësuarit në Kuvend kanë bërë gabime me materialet dhe ai thotë se nëse ai nuk do ta kishte vërejtur gabimin, seanca do të duheshte të kthehet mbrapa.

“Nëse shkohet deri në fund, për një gabim të tillë mund të përfundoni në shtëpi. Materiali që është përgatitur pas votimit të rendit të ditës, ashtu siç ishte përgatitur, e kthen seancën nga fillimi. Nëse nuk do e kisha vërejtur gabimin, mund të kishte ndodhur të mos kthehet seanca. Kjo nuk është çështje personale, është vendim i Kuvendit. Kuvendi vendosë për rendin e ditës. MAteriale të tilla do të thonin kthim të seancës”, tha Xhaferi.

Ai ka akuzuar të punësuarit se në kohë pune ata shëtitin nëpër qendër të Shkupit, në vend se të punojnë.

“Nuk mendoj se kam shkelur diçka, gjithçka tjetër është mendim i opinionit. Opinioni e tha të veten”, tha Xhaferi./Zhurnal.mk

Related posts

Delegacioni kuvendor në Takimin e 20-të të KPP-së, RMV dhe BE

e-max

ISK: Partitë politike burim kryesor i dezinformatave në Maqedoninë e Veriut

e-max

Gjobiten 92 shoferë në Shkup, 38 për ngasje të shpejtë

e-max

Leave a Comment