GazetaMax
Lajme

Osmani për vizitë të parë zyrtare në Mbretërinë e Arabisë Saudite

Shkup, 26 nëntor – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, nesër do të qëndrojë në vizitën e parë zyrtare në Mbretërinë e Arabisë Saudite, në nivel të Ministrave të Punëve të Jashtme.

Gjatë vizitës, Osmani do të realizojë takim me Lartmadhërinë e Tij Princin Faisal bin Farhan Al Saud, Ministër i Punëve të Jashtme i Mbretërisë së Arabisë Saudite, si dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të vendit.

Qëllimi i vizitës është avancimi i mëtejmë i marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite, me fokus të veçantë në bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, turizmit dhe marrëdhënieve të biznesit ndërmjet dy vendeve. 

Related posts

Dodik: Nuk do të lejojmë të mbahen zgjedhjet për presidentin e RS-së

Gazeta Max

Stoilkoviq: Romët janë pjesë e pandashme e trashëgimisë kulturore të Maqedonisë së Veriut

Gazeta Max

Internet i shpejtë dhe i sigurt, sateliti i Elon Musk vendoset mbi Maqedoninë e Veriut

Gazeta Max