GazetaMax
Lajme

Paga minimale/ Maqedonia e Veriut e parafundit në rajon, në krye qëndron Mali i Zi

Shkup, 17 Qershor – 8 herë ka ndryshuar paga minimale në vend gjatë 12 viteve. Lëvizja e fundit ishte në prillin e këtij viti duke arritur në vlerën  32 mijë lekë, 2 mijë lekë më shumë se në vitin paraardhës.

Kapërcimet më të zakonshme nga viti në vit kanë qenë me 2 mijë leke , përjashtuar këtu  vetëm vitin 2021, ku ndikuar edhe nga periudha e pandemisë, paga minimale ndryshoi me 4 mijë lekë, ndryshimi më I madh pësuar  gjatë viteve.

Në 2010, paga minimale ishte  13 mijë lekë më pak se tani, duke kapur vlerën prej 19 mijë lekësh. Përgjatë viteve 2011 – 2013 paga minimale pati rritje 1 mijë lekë pas çdo viti, duke ndaluar në vlerën 22 mijë lekë në 2013.

Kjo vlerë qëndroi konstante për plot 5 vite, duke u ndryshuar vetëm në 2018, ku paga minimale arriti në 24 mijë lekë.

Përgjatë viteve 2019 -2020 paga minimale arriti në 26 mijë lekë dhe mbeti konstante përsëri për dy vite, deri më 2021.  Është premtuar rritje prej 20 mijë lekësh për 2023.

Krahasuar me rajonin, Shqipëria është në vend të parafundit duke lënë pas vetëm Kosovën e cila pas debatesh miratoi pagën e re minimale, 250 Euro. Mali I Zi mban vendin e parë me vlerën 533 Euro si pagë minimale, ndjekur nga Serbia 401 Euro, Maqedonia e Veriut 359 Euro dhe  Bosnjë e Hercegovina 300 Euro.

Related posts

Grubi: Procesi i decentralizimit ngërthen idealet e barazisë, mirëkuptimit, tolerancës dhe kohezionit shoqëror

Gazetamax.mk

Taravari – Ageler: Integrimi i vendit në BE është e vetmja rrugë që garanton zhvillim, prosperitet dhe stabilitet

Gazetamax.mk

“Vëllazëri shqiptare” – Rama publikon foton nga takimi

Gazetamax.mk