GazetaMax
Lajme

Pagat e punonjësve në Komunën e Tetovës do të rriten për 2.800 denarë

Tetovë, 24 qershor – Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami sot informoi se do të rriten pagat e punonjësve në komunë për 2.800 denarë. Për momentin në marrëdhënie të punës janë 340 persona, ndërsa ngarkesë në buxhetin komunal do të jenë rreth një milion e 200 mijë denarë.

Komuna e Tetovës në interes të avancimit të të drejtave të punëtorëve për motiv më të madh për punën e punonjësve veçanërisht tani në kushte të krizës ekonomike dhe rritjes së vazhdueshme të shpenzimeve për jetesë, nënshkroi ndryshime të marrëveshjes kolektive me të cilin bëhet rritje lineare të pagave prej 2.800 denarë. Harmonizimi kryhet për të gjithë të punësuarit në komunë përveç atyre për të cilët kishte rritje në bazë të rritjes së pagës minimale.

Sipas tij, Komuna e Tetovës edhe pse ka borxhe të mëdha do të mund të paguaj rritje të pagave pëe atë se ka më shumë për të paguar tatime.

“Jemi në fazë të re-konstruktimit të administratës komunale , përmes të cilës do të sigurojmë shërbime më kualitative për qytetarët. Do të kemi punonjës më të përgatitura të realizuar shërbimet e tyre ndaj qytetit”, deklaroi Kasami.

Punonjësit në Komunës e Tetovës këto ditë iu bashkuan grevës së organizuar nga LSM-ja duke kërkuar rritje të pagave për 2.806 denarë.

Related posts

Shkupi me rezerva vetëm për dy javë ngrohje

Gazetamax.mk

Arsovska akuzon tansportuesit privat se kanë vjedhur para nga biletat

Gazetamax.mk

Investim 20 milion euro nga “Teknopanel” dhe 120 vende të reja pune

Gazetamax.mk