GazetaMax
Lajme

Pal Lekaj thotë se do të kërkohet që Ramush Haradinaj të kthehet në udhëheqje të shtetit

Lekaj: Do të kërkohet që Ramush Haradinaj të kthehet në udhëheqje të shtetit
Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se do të kërkohet që kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj, të kthehet në udhëheqje të shtetit.
Në një intervistë për Reporterin, Lekaj ka thënë se asnjë situatë dhe rrethanë politke nuk e largon AAK’në nga, siç ka thënë, baza e saj 7-10 përqind të votuesve nga e gjithë Kosova.
“Asnjë situatë dhe asnjë rrethanë politike nuk e largon AAK-në nga baza e saj 7-10% të votuesve nga e gjithë Kosova, e për të cilët votues besnik jemi falënderues për besimin e vazhdueshëm. Për më shumë, mendojë që rrethanat e krijuara në Kosovë, dalja në pah e qeverisë Kurti mbi mosdijen e qeverisjes dhe mos përmbushjes së asnjë premtimi që e kanë thënë, si dhe proceset e rëndësishme që e presin Kosovën, do të kërkohet nevoja që lideri Ramush Haradinaj të kthehet në udhëheqje të shtetit, e kjo realisht do të rrisë përqindjen e votave që mund të shkojë në 15-18%. Shkurt e shqip ata qe ditën të bëjnë luftën, dijnë ta bëjnë edhe paqen por edhe zhvillimin e shtetit”, ka thënë Lekaj.

Related posts

Arrestohet vjedhësi nga Shkupi, i pranon të gjitha veprat para policisë

Gazeta Max

“Konkurset për punë dëmtojnë edhe më shumë të pa punët, shpenzime për aplikim në fund pranohen ata që janë të deleguar”

Gazeta Max

Një Haxhi kosovar vdes në Qabe

Gazeta Max