GazetaMax
Lajme

Pamje tronditëse nga burgu i Idrizovës 

Shkup, 5 shkurt – TV21 ka publikur pamje nga burgu i Idrizovës ku shihen se të burgosurit qëndrojnë në dysheme, në vend të qelis. Ata janë akomoduar aty me gjërat personale të tyre. Në pamje shihet se i gjithë korridori i burgut është mbuluar me dyshekë.Të burgosurit ankohen se janë të detyruar të flenë në dysheme, ndërsa thonë se burgu nuk i plotëson as kushtet elementare dhe se kanë frikë se do të marrin ndonjë sëmundje.

“…kështu po mundohemi me ndryshu ndonjë gjë…se këtu mundesh me marr ndonjë sëmundje duke fjet nëpër mbeturina, nëpër korridore si këta (që shihen në video)…flejmë nëpër fëlliqësira! S’kemi as ku m’u pastru, e lëre më me pas kushte tjera! Nuk bëhet…”, tha i burgosuri i cili dërgoi pamjet.

Drejtori i Burgut të Idrizovës, Shpend Tairi, pranoi se ka të burgosur që flenë në dysheme. Tairi thotë se ky problem është në pjesën e mbyllur të burgut, ku kapacitetet janë të mbushura, ndërsa theksoi se në bashkëpunim me Drejtorinë për Ekzekutimin e Sanksioneve së shpejti do të prezantojnë zgjidhje.

“Është e vërtetë dmth që në burgun e Idrizovës flenë njerëz në dysheme. Shkaku është se ajo pjesë e mbyllur e burgut është e mbingarkuar edhe punohet në atë drejtim që në afat sa më të shkurtër disa pjesë, disa anë që janë të mbyllura, në bazë të propozimeve të organizatave ndërkombëtare për kushtet e të burgosurve, në afat sa më të shkurtër do të bëhen përpjekjet maksimale që ato pjesë të rinovohen dhe të adaptohen për të vendosur të burgosur aty”, tha për TV21 drejtori i burgut të Idrizovës, Shpend Tairi.

Për pamjet nga burgu pyetëm edhe drejtorin e Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, Jovica Stojanoviç, i cili tha se burgjet në përgjithësi janë të ngarkuara, ndërsa për rastin konkret tha se do të takohet me drejtorin Tairi.

“Kjo ka ndodhur me gjasë se nuk ka vend ne burg”, tha shkurt Stojanoviç.

Related posts

Ukraina refuzon kërkesën e Rusisë për të dorëzuar Mariupolin, Zelensky: Do zhvillojmë bisedime në Jeruzalem

Gazetamax.mk

Krizat e njëpasnjëshme po shkatërrojnë zanatçinjtë

Gazetamax.mk

Trajanov nuk e dëshiron ASH në Qeveri, paralajmëron votim kundër

Gazetamax.mk