GazetaMax
Lajme

Pandov: VMRO do të bëjë gjithçka për ta festuar 4 shkurtin me nder dhe dinjitet

Shkup, 1 shkurt – Aleksandar Pandov nga VMRO-DPMNE, në televizionin Alfa tha se ata si VMRO-DPMNE do të bëjmlnë gjithçka që me dinjitet dhe nderim të festojnë ditëlindjen e Goce Dellçevit më 4 shkurt.

Sipas tij, kushdo që e konsideron Goce Dellçevin hero mund të vijë te varri i tij, por nuk lejohet të ketë sharje siç kishte me 13 janar në nderimin e Mara Bunevës kur pati një sërë kualifikimesh të papërshtatshme për Maqedoninë dhe maqedonasit.

“Nuk duhet të lejojmë askënd të shpifë për revolucionarët, varri i Dellçevit është vend i shenjtë. Jam i bindur se të shtunën do të vijnë shumë, askush nuk i frikësohet Oliver Spasovskit”, tha Pandov, duke treguar se pret që MPB-ja ta bëjë punën si duhet.

Pandov theksoi se “ne shkojmë atje për të festuar ditën, jo për të bërë ndonjë problem”.

Sipas tij, e gjithë kjo që po ndodh në Bullgari, përfshirë edhe rastin Pendikov, është se do të kenë zgjedhje dhe Maqedonia sërish po imponohet si temë.

Pandov iu referua gjendjes në vend në përgjithësi, duke theksuar se e vetmja rrugëdalje nga situata është mbajtja e zgjedhjeve.

“Kemi institucione në të cilat besimi është brenda një gabimi statistikor, problemi i të pasurit politikanë të korruptuar është se ata shantazhohen dhe çdo gjë e pranojnë nën shantazh. E tillë është situata në Maqedoni”, tha Pandov.

Related posts

Qytetarët e Maqedonisë në celular bisedojnë mesatarisht 4 orë në muaj

Gazetamax.mk

Bekteshi në takim me tregtarët e rajonit Ohër-Strugë për ndryshimet e Ligjit, e diela të jetë ditë pune

Gazetamax.mk

Tunelet për strehimin e qytetarëve në rast të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshëm, në gjendje katastrofale

Gazetamax.mk