GazetaMax
Lajme

Panik në Durrës, autobusi merr flakë ndërkohë që pasagjerët ishin brenda

Në linjën urbane Durrës–Plepa (Plazh), një autobus u përfshi nga flakët gjatë kohës që ishte në lëvizje.

Ngjarja ndodhi pranë sektorit Hekurudhave, në momentin kur autobusi ishte në lëvizje e po transportonte pasagjerë.

Fatmirësisht, shoferi ka arritur të ndalojë mjetin në kohë dhe të ndihmojë në evakuimin e personave brenda, pa pasoja në njerëz.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, të cilët kanë arritur të neutralizojnë flakët, por autobusi është djegur plotësisht. Deri tani, dëmet janë vetëm materiale, ndërsa pritet një ekspertizë për të përcaktuar shkaqet e zjarrit, që dyshohet se lidhen me një defekt teknik.

Related posts

Qytetet janë ndotësit më të mëdhenj të mjedisit

Gazeta Max

Azir Aliu: Automjetet e punonjësve shëndetësor nuk do të parkohen më brenda në Klinikën “Nënë Tereza”

Gazeta Max

Në aeroportin e Ohrit ka arritur fluturimi i parë çarter me 155 turistë nga Holanda

Gazeta Max