GazetaMax
Lajme

Paraburgimi i Muhamed Zeqirit vazhdohet edhe për 30-të ditë tjera

Shkup, 5 Maj – Me propozim të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, (PTHP-NKOK), Gjykata Penale-Shkup sot ish sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zeqiri, i caktoi 30-të ditë tjera paraburgim, konfirmuan burimet e Gjykatës.

Zeqirit,  nga PTHP-NKOK për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizime, masa e parë e paraburgimit prej 30-të ditësh i ishte caktuar më 9 prill. Për këtë vendim vijoi ankesë, por  ajo ishte refuzuar.

Prokuroria e akuzoi Zeqirin se në periudhën  nga prilli i vitit 2021 deri në janar të vitit 2022, në përbërje të sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, pa zbatuar prokurim publik, ka lidhur marrëveshje për shërbime konsultative me një firmë në vlerë prej rreth 941, 985 euro që është për rreth 147 000 euro më shumë se 795 000 euro, vlerë që është dakorduar për shërbime konsultative.

Related posts

Grubi, Osmani e funksionarë të BDI në Dizhon të Çairit. Përkrahje e madhe rrugës vizionare të Ali Ahmetit

Gazeta Max

Mexhiti sjell zgjidhje pas vitesh harresë – Investim prej 6 milionë denarësh për sigurinë e banorëve të Kapazhdollit

Gazeta Max

Donacion me vlerë rreth 570.000 dollarë për Klinikën e kardiologjisë

Gazeta Max