GazetaMax
Kuriozitete

Paraqitjet spektakolare, Barcelona merr këtë vendim për Dembele

Paraqitjet spektakolare të Ousmane Dembele kanë bërë që drejtuesit e Barcelonës të lënë të hapur mundësinë për një negocim.
Dembele dhe Barcelona dështuan të gjenin akordin gjatë vitit të kaluar, dhe pas merkatos së janarit nuk kanë diskutuar më me përfaqësuesit e Dembele.
Gjithsesi, forma e lartë e lojtarit ka vënë në pah potencialin e tij, dhe zv.presidenti i Barcelonës, Rafa Yuste thotë se ata janë gati të ulen dhe të bisedojnë me agjentin e lojtarit, nëse ky i fundit vazhdon të ndjehet rehat.
“Nëse Ousmane Dembele vazhdon të ndihet rehat, ne mund të takojmë agjentin e tij dhe ai mund të qëndrojë”, ka thënë Yuste, transmeton lajmi.
Dembele ishte afër largimit nga Barcelona në ditën e fundit të merkatos së janarit, por lojtari refuzoi opsionet që kishte në dispozicion.
Mbetet të shihet se cila do të jetë zgjedhja e lojtarit, në fund të këtij sezoni.

Related posts

LeBron James gati ta rinovojë kontratën me LA Lakers

Gazeta Max

Fitoi titullin e Italisë por Spalletti pritet të largohet nga Napoli

Gazeta Max

Ancelotti: City luajti më mirë, vitin e ardhshëm do të jemi më të fortë

Gazeta Max