GazetaMax
Lajme

Parlamenti bullgar miratoi rezolutë për Maqedoninë e Veriut

Sofje, 2 shkurt – Parlamenti në Bullgari sot pa diskutim ka miratuar deklaratë ku ” dënohen manifestimet anti-bullgare në RMV”. Deklarata u mbështet nga 185 deputetë, ndërsa një ishte i përmbajtur, transmeton Zhurnal.

Në Parlament u dorëzuan katër propozim deklarata nga GERB-SDS, “Vazhdojmë me ndryshime”, “Bullgaria Demokratike” dhe “Rilindja” në bazë të të cilave është përgatitur dhe votuar propozimi i përbashkët i propozuar nga komisioni për politikë të jashtme.

Parlamenti bullgar në deklaratën e miratuar i dënon manifestimet dhe thirrjet për dhunë mbi bullgarët në Maqedoni, klubet dhe organizatat e tyre, dhe veçanërisht sulmin mbi bullgarin Hristijan Pendikov, dhe kërkohet të ndërmeren masa sistematike nga institucionet për zbulimin e kryerësve dhe nxjerjen e tyre para drejtësisë.

Kuvendi popullor bullgar gjithashtu shprehë edhe “kundërshtim të moszbatim të vazhdueshëm të marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes Bullgarisë dhe Maqedonisë nga viti 2017 dhe protokolet bilaterale nga mbledhjet e komisionit të përbashkët për çështje historike nga neni 12 nga viti 2019 dhe 2022.

Në deklaratë shprehet dhe brengosje se eskalimi i fushatës antibullgare në Maqedoni mund të rrezikojë procesin e kyçjes së bullgarëve në Kushtetutën e vendit, si dhe zhvillimin e proceseve demokratike dhe institucioneve në Maqedoni, dhe rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evorpian, që u shërben interesave të palëve të treta./Zhurnal.mk

Related posts

Më 17 Maj ministrja Trençevska takon Nedelkovin nga SASHK

Gazetamax.mk

Kryeministri Kurti reagon pas protestave në Veri: Unë s’pezulloj gjyqtarët, ndoshta Vuçiq e bënë këtë në Serbi

Gazetamax.mk

Në qytetin e ministrit Spasovski, Kumanovë, të rinjtë shqiptarë mund të vriten pa e ditur nga kush dhe pse?

Gazetamax.mk