GazetaMax
SPORT

Pas Kessie, Barcelona synon edhe një lojtar të Milan

Barcelona nuk ngopet veç me Kessien, synon t’ia marrë edhe një lojtar Milanit
Barcelona nuk është ngopur veç me Franck Kessien.
Gjiganti katalunas duket se do të trokasë në dyert e Milanit edhe për një lojtar.
Mediumi spanjoll “AS” raporton se klubi nga La Liga do të mundohet ta sjell në Spanjë edhe Alessio Romagnolin.
Qendërmbrojtësit italian do t’i skadojë kontrata me “Rossoneri” më 30 qershor dhe gjiganti italian nuk e ka ndërmend ta vazhdojë bashkëpunimin me lojtarin.

E nga kjo situatë po mundohet të përfitojnë “Blaugrana”, të cilët mund ta marrin “gratis” përfaqësuesin italian.
Spanjollët duan t’i shfrytëzojnë edhe marrëdhëniet e shkëlqyeshme që i kanë me menaxherin e ish-futbollistit të Romës, Mino Raiola.
Romagnoli ditëve të fundit lidhej me një transferim të mundshëm në Lazio, por ende nuk ka asgjë konkrete.
Kapiteni i Kuqezinjve ka pësuar rënie drastike të formës në sezonin e fundit dhe shpesh ka përfunduar në bankinë.
Për këtë arsye, Milani është i vendosur për të mos e mbajtur më në ekip.

Related posts

Barca konfuze me Raphinhan – braziliani shkëlqen në stërvitje, nuk shihet në lojë

e-max

Pas problemeve me zemër, vjen lajmi i fundit nga Davies

e-max

Florenzi operohet, mësohet kohëzgjatja e mungesës

e-max