GazetaMax
SPORT

Salihamidzic shpjegon spekulimet rreth Harry Kane

Drejtori sportiv i Bayern Munich, Hasan Salihamidzic ka dhënë disa komente lidhur me spekulimet që çonin Harry Kane te bavarezët.
Salihamidzic nuk ka përjashtuar mundësinë që Kane të ketë qenë në listën e dëshirave të Bayern.
Por, ai ka thënë se kampionët e Bundesliga janë tashmë në një rrugë tjetër në merkato, duke hedhur poshtë mundësinë e transferimit të anglezit.
“Këto janë spekulime. Ne jemi në rrugë tjetër tani”, ka thënë Salihamidzic.
“Manchester City dhe Liverpool kanë qenë të suksesshëm për tash e sa vite, pa një ‘9’”, shtoi ai për ‘Suddeutsche Zeitung”.
Largimi i Robert Lewandowski nga Bayern ka bërë që shumë emra të sulmit të lidhen me kalim të mundshëm në ‘Allianz Arena’. Sadio Mane ishte përforcimi i bërë për sulmin dhe duket se nuk do të ketë emra të tjerë.

Related posts

E ardhmja e Ronaldos varet nga trajneri i ri

e-max

Arthur dhe Juventus do t`i ndajnë rrugët

e-max

Xavi tregon emrat e futbollistëve për derbin ndaj Real Madridit

e-max