GazetaMax
Kuriozitete

Pas transferimit tek Antwerp, Arbnor Muja takohet me Agim Bahtirin

Sulmuesi i njohur kosovar, Arbnor Muja, e ka pasur një takim interesant të premten në mesditë.
Futbollisti që tashmë mund të llogaritet si lojtari më i ri i Antwerpit, piu kafe në shtëpinë e ish-kryetarit të komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri.
Vetë Bahtiri u shpreh fort i nderuar e i gëzuar me një vizitë të tillë, ku ndër të tjera i uroi fat në aventurën e re futbollistit.
“Kisha kënaqësi të pres sot për kafe në shtëpi, mikun e familjes Arbnor Muja, të cilit i urova sukses në karrierën futbollistike që tash e tutje do ta vazhdoj në arenën ndërkombëtare.
Transferimi i Arbnorit tek klubit belg Royal Antwerp, më ka gëzuar shumë mua dhe gjithë familjen time.
Besoj që ky do të jetë vetëm fillimi i një karriere të gjatë dhe të madhe që do ta ketë Arbnori”, shkroi ai në Facebook.

Related posts

Lewandowski- Barcelona, vjen lajmi ‘bombë’

Gazeta Max

Bernardo Silva gjithnjë e më afër Barcelonës

Gazeta Max

Rangnick i përgjigjet thashethemeve për punën e trajnerit te Austria

Gazeta Max