GazetaMax
Lajme

Pasagjerët ‘luftojnë’ për t’i shpëtuar zjarrit që përfshiu një traget në Tajlandë

Më shumë se 100 persona ishin në bordin e një trageti, ndërsa ai u përfshi nga zjarri në brigjet e Tajlandës jugore të enjten në mëngjes.

Sipas mediave të huaja, trageti në një shërbim gjatë natës nga Surat Thani në ishullin e njohur turistik Koh Tao, ishte gati të mbërrinte në destinacionin e tij kur filloi zjarri.

Kështu, disa pasagjerë duhej të hidheshin në det për t’i shpëtuar zjarrit, sipas agjencisë së lajmeve AP. Autoritetet konfirmuan se nuk kishte të lënduar.

Një nga pasagjerët, Maitree Promjampa, i tha AP se ai fillimisht dëgjoi një zhurmë kërcitëse dhe më pas ndjeu erën e tymit.

Më pak se pesë minuta më vonë ai pa flakë, duke bërë që ata që ishin në bord të nisin të bërtasin dhe të alarmonin për situatën.

Shkaku i zjarrit ende nuk është bërë i ditur.

Related posts

LSM: Shpenzimet minimale për një familje në gusht ishin 48.234 denarë

Gazeta Max

Shefi i agjencisë kufitare të BE-së Frontex dorëhiqet pas kritikave për mbrojtjen e të drejtave të azilkërkuesve

Gazeta Max

Gashi: Do ofrojmë plan program që do jep zgjidhje për çdo problem të qytetarëve

Gazeta Max