GazetaMax
Lajme

Pasi problemi është me Arsovskën, protestat mund t’ë organizohen vetëm para qytetit të Shkupit

Shkup, 8 dhjetor – Shoferët privatë paralajmëruan se ka gjasa që t’i tërheqin autobusët dhe protesta të zhvendoset kryesisht para Qytetit të Shkupit. Siç u tha në konferencën e sotme për media, kjo është përshkak se mosmarrëveshja është mes tyre dhe qytetit të Shkupit, respektivisht me Arsovskën dhe qytetarët nuk duhet të pësojnë nga mosmarëveshjet mes tyre, informon Zhurnal.

Ata thonë se të shtunën do të kenë mbledhje koordinuese ku do të meret vendim për veprime të mëtutjeshme.

“Inati po fokusohet ndaj fajtorit kryesor për gjendjen, e ajo është qyteti i Shkupit. Po ngushtohet rrethi dhe në pah po del se kush është fajtor për gjithë këtë situatë, dhe për këtë, ka mundësi që fokusi i protestave dhe bllokadave të jetë vetëm para qytetit të Shkupit”, tha Kemal Muriq, udhëheqës i sektorit në “Sloboda Prevoz”.

Borxhi ndaj kompanive shënon rreth 2 milion euro ndërsa ARsovska është e bindur që nëse kjo është e vërtetë, borxhin le ta kërkojnë përmes gjykatave./Zhurnal.mk

Related posts

Fillon polemika pas refuzimit të nismës për Referendum

Gazeta Max

Bozhinovski: Kryeministri bullgar mund të zgjohet në humor të keq dhe të vendosë të na bllokojë

Gazeta Max

Selami uron punëtorët e DAP për rritjen e pagave, shpreson që ky trend të vazhdojë edhe në institucionet tjera!

Gazeta Max