GazetaMax
Ballina

Pastrohen deponitë, drejtori Zudi Enuzi Koka: Apelojmë te qytetarët që mbeturinat e tyre të mos i hedhin në hapësira publike

Në koordinim me Qytetin e Shkupit dhe Komunën e Shuto Orizarit, ekipet e Ndërmarrjes Publike Higjiena Komunale-Shkup gjatë fundjavës së kaluar kanë filluar me largimin e deponisë jashtëzakonisht të madhe ilegale që ndodhet në këtë komunë të Shkupit.
Është një vendgrumbullim ilegal i përbërë nga mbetje të përziera komunale, të mëdha dhe ndërtimore që është pastruar dhe pastaj përsëri i rikrijuar në disa raste. Aktivitetet e Ndërmarrjes Publike Higjiena Komunale-Shkup do të vazhdojnë edhe gjatë kësaj jave dhe presim që deri në fund të aksionit të grumbullohen rreth 400 metra kub mbeturina të deponuara pa asnjë kujdes.
Apelojmë te qytetarët që mbeturinat e tyre të mos i hedhin në hapësira publike dhe në atë mënyrë së bashku ta mbrojmë mjedisin dhe shëndetin publik.
https://www.facebook.com/photo/?fbid=5926065934075586&set=pcb.5926066444075535

Related posts

Mjekët amë do të mbyllin ambulancat nga 1 Shtatori nëse nuk plotësohen kërkesat

Gazeta Max

Anxhela Noti në këngën e re shumë afër me bukuroshin në video

Gazeta Max

Rreziqet shëndetësore nga blerja e produkteve kozmetike në internet

Gazeta Max