GazetaMax
Kuriozitete

Pato paralajmëron rikthimin në Serie A

Alexandre Pato përsëri në Serie A?
Disa orë pas ndeshjes Inter-Milan, La Gazzetta dello Sport ka intervistuar ish-futbollistin e Rosonerëve, Alexandre Pato.
Që nga largimi i tij në vitin 2013, Pato ka deklaruar gjithmonë se ëndërron të rikthehet në Itali.
Gjatë intervistës së fundit Pato është pyetur për rikthimin e tij te Milani dhe braziliani është përgjigjur se ëndërron rikthimin në San Siro.
“Ndjehem mirë te Orlando City dhe kam kontratë këtu, por Maldini e din se jam i gatshëm të rikthehem te Milani”.
“Tani jam më i pjekur dhe besoj se mund ti ndihmoj futbollistëve të rinj. Më mungon Italia dhe Italianët”.
“Kam mësuar shumë gjëra në Milano dhe më mungon Milani. Do të dëshiroja që të rikthehesha përsëri“, ka përfunduar Pato.

Related posts

Zyrtare: Pensionohet Arda Turan

Gazeta Max

Pjanic: Xavi është model, puna me të është speciale

Gazeta Max

Bayer Leverkusen nuk heq dorë nga ylli i Real Madridit

Gazeta Max