GazetaMax
Lajme

Paunov: Për një komunë është shumë e rëndësishme që krijimi i politikave të bazohet në komunikimin me qytetarët

Për një komunë, veçanërisht rurale, është me rëndësi që krijimi i politikave të bazohet në komunikimin me qytetarët. Ajo që ne si Komuna e Karbincit e punojmë drejtpërdrejt, është që mbi bazën e formave të ndryshme të komunikimit dhe takimeve me qytetarët, me banorët e të gjitha vendbanimeve, të arrijmë të krijojmë politikat dhe planet tona të punës – tha kryetari i komunës së Karbincit, Viktor Paunov, në panel-diskutimin e sotëm në kuadër të ngjarjes “Panairi-Raportim”, me temën “Qytetarët – kryesorë në marrjen e vendimeve në komunat”.

Ai theksoi se një nga mënyrat është përmes bashkësive lokale, të cilat në mjediset rurale funksionojnë ndryshe dhe se, përmes aktiviteteve të tilla, së bashku me bashkësitë lokale, kryetarët dhe anëtarët e tyre, nëpërmjet një sërë takimesh e mbledhjesh, mundësohet planifikimi i përbashkët i funksionimit të komunës.

“Një element i rëndësishëm për një shoqëri të tillë është edhe planifikimi i buxhetit, i cili punohet para realizimit, përkatësisht një vit më parë për vitin kalendarik vijues. Ky plan bëhet mbi bazën e ideve dhe nevojave të qytetarëve, pikërisht nga ajo komunikim i drejtpërdrejtë që duhet ta ketë një kryetar komune, një këshill ose këshilltarë me qytetarët e vendbanimeve. Karbinci ka 29 vendbanime, ku është më e vështirë mbledhja e informacionit për të arritur deri te çdo banor dhe çdo vendbanim, por ne përpiqemi që përmes një sërë aktivitetesh si forume, bashkësi ose takime të përbashkëta, të marrim informacionet dhe në atë mënyrë të krijojmë politikat”, tha Paunov.

Ai shtoi se gjatë katër viteve të mandatit, gjithçka që është realizuar në komunë ka dalë pikërisht nga takimet e përbashkëta me qytetarët.

Related posts

LSDM: I mbrojmë qytetarët nga çmimet e larta

Gazeta Max

48% e posteve udhëheqëse në MPB drejtohen nga gratë, Spasovski me urim për 8 marsin

Gazeta Max

Zejdi: Me Frontit Europian do arrijmë që të reformojmë funksionimin dhe menaxhimin e qeverisjes në të ardhmen

Gazeta Max