GazetaMax
Lajme

Pendarovski – Marin: Maqedonia e Veriut është mbështetës i fuqishëm i politikës së dyerve të hapura të NATO-s

Shkup, 20 qershor – Presidenti Stevo Pendarovski sot ka pritur kryetaren e Qeverisë së Republikës së Finlandës, Sana Marin.

Në fokusin e bisedimeve, siç ka njoftuar kabineti i presidentit kanë qenë marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimi mes dy vendeve, perspektiva e Maqedonisë së Veriut për fillim të negociatave për anëtarësim në BE, zhvillimet e krijuara politike dhe ekonomike në Evropë si dhe aplikimi i Finlandës për anëtarësim në NATO.

Në takim Pendarovski ka përshëndetur tendencën për avancimin e marrëdhënieve politike me Finlandën dhe ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme rreth integrimeve të Maqedonisë së Veriut dhe politikën e zgjerimit të BE-së si proces me rëndësi strategjike për rajonin.

Në këtë rast janë shkëmbyer mendime rreth Këshillit të ardhshëm të BE-së dhe bllokadën e Bullgarisë me çka presidenti ka theksuar se procesi i zgjerimit nuk duhet të jetë peng i situatave të brendshme- politike të vendeve anëtare të Unionit.

“Në drejtim të stabilitetit dhe sigurisë të kontinentit evropian, presidenti Pendarovski ka përshëndetur aplikimin e Finlandës për hyrje në NATO. Ai ka theksuar se Maqedonia e Veriut është mbështetës i fuqishëm i politikës së dyerve të hapura të NATO-s dhe pa kusht e mbështesim anëtarësimin e Finlandës në NATO në tërësi që do të forcojë sigurinë jo vetëm në Evropën Veriore por edhe NATO-n në tërësi”, thuhet në kumtesë.

Në takim është biseduar edhe për mënyrat e zgjerimit të bashkëpunimit bilateral me Finlandën dhe përballjen me sfidat gjeopolitike të imponuara nga kriza në Ukrainë.

Related posts

Arrestohet mashtruesja nga Shkupi, fitoi para duke gënjyer se punon në Ministri të Bujqësisë

Gazetamax.mk

Virusi që prek rrugët e frymëmarrjes tek fëmijët, spitalet në gjendje të jashtëzakonshme në Gjermani, sa të rrezikuar jemi?

Gazetamax.mk

Tentuan të kalojnë me pasaporta të huaja, arrestohen dy kosovarë në “Tabanoc”

Gazetamax.mk