GazetaMax
Lajme

Pendarovski me rastin e 16 Majit: Të krijojmë shoqëri bashkëkohore, pa diskriminim

Shkup, 16 maj – Kjo datë na përkujton se nuk ka hapësirë për shkeljen e të drejtave të njeriut, anticigamizmin, diskriminimin. Përgjegjësi e jona është të krijojmë shoqëri bashkëkohore, duke i promovuar të drejtat dhe liritë e njeriut, humanizmin dhe respektimin e ndërsjellë, ka shkruar në Fejsbuk, presidenti Stevo Pendarovski me rastin e 16 Majit, Ditës së rezistencës së romëve.

“Sot përkujtojmë në 16 majin e vitit 1944, ditën e rezistencës së guximshme të romëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kjo datë e shënon kundërshtimin e tyre të ideologjisë së nazistëve, si dhe luftën për jetë. Të armatosur me çekanë, lopata dhe mjete druri, disa mijëra të burgosur romë, burra dhe gra, e kundërshtuan vrasjen e planifikuar nga ana e nazistëve në logorin e përqendrimit Aushvic-Birkenau”, thekson Pendarovski

Related posts

Komuna e Tetovës ndanë një milionë denarë për popullin turk dhe sirian

Gazeta Max

Të martën autobusët do të qarkullojnë sipas orarit të së dielës

Gazeta Max

Paga mesatare për muajin maj ishte 45,796 denarë

Gazeta Max