GazetaMax
Lajme

Pendarovski për ekipin amerikan: Ata nuk mund të rregullojnë punët në jurisprudencë, kjo është puna jonë

Shkup, 15 dhjetor – Vizita e ekipit amerikan për sanksione është në funksion të skenimit të situatave në jurisprudencë, por porosia politike nga kjo është se duhet vet t’i përfundojmë punët në shtëpi në atë sferë, thotë presidenti Stevo Pendarovski.

Ai në pyetje të gazetarëve para panel diskutimit të sotëm në Universitetin ballkanik ndërkombëtar në Shkup, tha se ekziston huti e madhe rreth këtij ekipi, nuk është ekip i hetuesve, nuk janë juristë dhe ata nuk kanë pasur kontakt as me prokurorë, as me politikanë.

“Ata janë diplomatë nga Departamenti i Shtetit. kanë ardhur edhe më herët, do të vijnë edhe në të ardhmen. Ata grumbullojnë informata për atë se çka ndodh në sferën e gjyqësisë, edhe më tej në mënyrë tejet autonome, pavarësisht prej neve, e formojnë atë të a.q. listë të zezë ose listë të etniteteve nën sanksione. Dhe ajo që është porosia më e rëndësishme politike, të cilën e kam thënë dhe dëshiroj ta përsëris, është se do të jemi në huti të madhe, së pari ne që jemi politikanë të përgjegjshëm në këtë moment në Maqedoni të Veriut, nëse mendojmë se dikush tjetër do ta përfundojë atë punë. Ata sa herë që vijnë, nuk vijnë ta përfundojnë punën time apo të juajën, ose punën e gjykatave ose prokurorive. Ajo është punë krejtësisht e pavarur, njëjtë siç është Raporti për të drejtat e njeriut, të cilin Departamenti i Shtetit çdo vit e publikon”, sqaron Pendarovski.

Ekipi për sanksione nga Uashingtoni, i cili ka arritur javën e kaluar në vend, sipas publikimeve të ambasadores amerikane Anxhela Ageler, ka për qëllim “pikëpamje më agresive ndaj aktorëve të korruptuar të kaluar dhe aktual dhe t’i shqyrtojë të gjitha përgjigjet e mundura”, me vlerësim se sektorit gjyqësor në vend i nevojiten më shumë hetime dhe ndjekje që të tregohet se askush nuk ëshët mbi ligjin.

Pendarovski konfirmoi edhe se shkaku që u anulua vizita e këshilltarit të sekretarit shtetëror të SHBA-së, Derek Shole në vend është pasi është infektuar me Kovid. Ai dje me telefon ka biseduar me Sholen, ndërsa paralajmërimet janë, thotë ai, se vizita në rajon, e në kuadër të kësaj edhe në Shkup, do të realizohet në fund të janarit, me ç’rast Shole do të shoqërohet nga zëvendës ndihmësi sekretar shtetëror i SHBA-së dhe përfaqësuesin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar.

Related posts

Nis inspektimi tek drejtorët në Klinika e Spitale, Kovaçevski dhe Sali: Do shkarkojmë secilin që vjedh

Gazetamax.mk

Kovaçevski: Gjithçka që tha Mickoski gjatë kësaj krize doli e gabuar

Gazetamax.mk

Ku humbi Kovaçevski? Harroi premtimin për takim me shoferët privat !?

Gazetamax.mk